"Shqipëria nuk është në shitje!"/ Mesazhi i gdhendur i qytetarëve për Ramën në bulevard
Lajmifundit
/
29 Korrik 2026, 22:45
Aktualitet

Protesta popullore e ditës së 60-të të qytetarëve shqiptarë kundër kryeministrit Edi Rama dhe sistemit politik ka lënë edhe mesazhe pikante të saj sikurse çdo tubim i mëparshëm.
Mbrëmjen e sotme, nga bulevardi pranë Kryeministrisë, qytetarët i lanë një tjetër mesazh të gdhendur Ramës: “Shqipëria nuk është në shitje!”.
Me këtë parullë gjigande mbi pllaka, ata i kujtuan kryeministrit se Atdheu nuk është pronë private që jepet me firma mbi letra e ligje.


