“Shqipëria nuk është në shitje!” – I riu grek me origjinë shqiptare nga protesta: “Dhuna e policisë e papranueshme!”

Aktualitet

“Shqipëria nuk është në shitje!” – I riu

Një i ri grek me origjinë shqiptare ka shprehur mbështetjen e tij për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke thënë se zhvillimet në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

“Shqiptarët meritojnë respekt. Çdo ditë njerëzit mblidhen këtu për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe për të kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet”, tha ai, ndërsa theksoi se dhuna e policisë ndaj protestuesve është e papranueshme dhe në shkelje të ligjeve evropiane.

“Dhuna e policisë është e papranueshme dhe në shkelje të ligjeve evropiane. Kushdo ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Shqipëria nuk është në shitje”, tha i riu.

I riu: Emri im është Valentin. Jam grek me origjinë shqiptare. Kam ndjekur me vëmendje atë që po ndodh në Shqipëri. Shqipëria është më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për shkak të çështjes së Sazanit.

Shqiptarët meritojnë respekt. Çdo ditë njerëzit mblidhen këtu për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe për të kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet.

“Dhuna e policisë është e papranueshme dhe në shkelje të ligjeve evropiane. Kushdo ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Shqipëria nuk është në shitje.

ME TE LEXUARAT