Ky do të jetë “Dimri i Vetmisë së Madhe” për Ramën dhe Berishën”, protestuesja: T’i largojmë të dy, janë në një varkë

Aktualitet

Ky do të jetë “Dimri i Vetmisë së Madhe”

Një protestuese ka bërë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë tubimit të zhvilluar pranë Kuvendit.

Ajo deklaroi se, sipas saj, largimi i Ramës do të sillte edhe largimin e Berishës, duke i akuzuar të dy për bashkëpunim politik ndër vite.

“Duhet të largojmë Edi Ramën që të largojmë dhe Berishën. Të dy kanë mbajtur njëri-tjetrin. Ata ndihen në një barkë. Njëri ka lopatën e të majtës, tjetri të djathtës”, u shpreh protestuesja.

Ajo kërkoi gjithashtu që të dy liderët politikë të përballen me drejtësinë.

“Duhet të largojmë Edi Ramën, që të largojmë dhe Berishën. Të dy kanë mbajtur njëri-tjetrin. Ata ndodhen në një barkë. Njëri ka lopatën e të majtës, tjetri të djathtën.

Duhen arrestuar të dy. Kushtetua është e shenjtë. Ajo përfaqëson si janë të ndara pushtetet. Të treja ato pushtete, qeveri, parlament, gjykatë, i ka zotëruar ky. Ky do të jetë dimri i Vetmisë së Madhe për Ramën dhe Berishën.”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT