“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja nxirret me urgjencë

Aktualitet

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë

Situata paraqitet kritike në Gojan të Madh, në lagjen Pepaj, ku një zjarr i fuqishëm ka dalë jashtë kontrollit dhe po përhapet me shpejtësi.

Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, shihet momenti i tensionuar kur një familje nxirret me urgjencë nga banesa nga efektivët e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, pak çaste përpara se flakët të avancojnë dhe të përfshijnë shtëpinë.

“Shpejt, shpejt jashtë!”, dëgjohet gjatë momentit të evakuimit, teksa forcat në terren përpiqen të largojnë banorët nga zona e rrezikut.

Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, por pavarësisht përpjekjeve, flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit.

ME TE LEXUARAT