Shkodër/ I moshuari bie nga kati i dytë i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Shkodër/ I moshuari bie nga kati i dytë i pallatit, dërgohet me

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë kinema “Republika” në Shkodër, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati.

Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, së bashku me ambulancën, ndërsa i moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka pësuar frakturë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT