I riu humbi betejën me sëmundjen e rëndë, reagon kreu i FSHF, Duka: Luftoi me kurajon, nuk e humbi shpresën deri në fund

Sport

I riu humbi betejën me sëmundjen e rëndë, reagon kreu i

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshje në moshën 15 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë e Noel Curës e tronditi dhe trishtoi botën e futbollit në Shqipëri.

Noel Cura ishte futbollist i Akademisë së Apolonisë, por pas një beteje të gjatë dhe të vështirë nuk arriti dot të fitojë betejën e tij për jetën. Për lajmin e hidhur reagoi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e vogëlushit

‘Sot futbolli shqiptar dhe të gjithë ne që e duam atë kemi humbur një fëmijë që kishte ende shumë ëndrra për të jetuar. Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Noel Curës, vetëm 15 vjeç, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen. Noeli kishte ëndrrën e bukur për t’u bërë një futbollist i madh dhe e kishte nisur rrugëtimin e tij me Akademinë e FK Apolonia. Ai luftoi me kurajo dhe, së bashku me familjen e tij, nuk e humbi shpresën deri në fund. Ndarja e tij e parakohshme është një humbje e rëndë për familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit shqiptar. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cura, të afërmve, shokëve, trajnerëve dhe gjithë familjes së FK Apolonia. U prehsh në paqe, Noel!’-shkruante presidenti i FSHF, Armand Duka në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT