Rritet turizmi, zbrazet tregu vendas - Shqipëria importon ushqime më shumë se kurrë

Aktualitet

Rritet turizmi, zbrazet tregu vendas - Shqipëria importon ushqime më

Importet e produkteve ushqimore në Shqipëri janë rritur me rreth 4.5% gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, duke treguar ndikimin e drejtpërdrejtë që po ka turizmi në ekonominë vendase.

Vlera totale e ushqimeve të importuara arriti në 62.4 miliardë lekë, me rritjen më të lartë të shënuar te drithërat, që u rritën me 15%. Frutat dhe arrat shënuan një rritje prej afro 6%.

Megjithë potencialin e prodhimit vendas, mungesa e përpunimit industrial dhe fragmentimi i strukturës bujqësore po thellojnë varësinë nga importet, sidomos gjatë sezonit turistik kur kërkesa rritet ndjeshëm.

Në vitin 2024, importet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit arritën vlerën e 156 miliardë lekëve, një rritje prej 41.5% krahasuar me vitin 2019.

Kjo tendencë reflekton një sfidë serioze për ekonominë shqiptare, e cila po shkon drejt një bilanci negativ tregtar më të theksuar. Rreth 1.5 miliardë euro në vit dalin nga vendi për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut, duke theksuar nevojën urgjente për investime në sektorin e përpunimit dhe modernizimit të bujqësisë.

ME TE LEXUARAT