Reshje të pazakonta breshëri në Korcë
Reshje të pazakonta shiu dhe breshëri kanë përfshirë këtë fillim maji Korçën.
Në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore dhe kulturat bujqësore.
Dëmet me të mëdha janë në qershi dhe kumbulla, si dhe kultura bujqësore prashitëse.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Stuhia e breshërit përfshiu dy ditë më parë edhe Elbasanin.
Rrebeshet e kësaj periudhe janë të dëmshme sidomos në bujqësi dhe pemtari. Mbjelljet e pranverës, por edhe pemët pësojnë dëme të mëdha nga breshëri./tch