Zjarri në fshatrat e Finiqit, Lamallari publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë, prioritet…

Aktualitet

Zjarri në fshatrat e Finiqit, Lamallari publikon pamje nga evakuimi i

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar për situatën e vështirë me të cilën po përballen disa fshatra të Finiqit, pas zjarrit të rëndë ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari ka publikuar pamje nga evakuimi i banorëve të zonave të prekura nga flakët dhe ka theksuar se strukturat shtetërore janë në terren për sigurimin e jetës së qytetarëve.

Lamallari i ka bërë thirrje banorëve që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë.

Reagimi i Lamallarit:

Prej orësh po përballemi me një situatë të vështirë nga zjarret në disa fshatra të Delvinës dhe Finiqit. Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe operacioni vijon pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e forcave të shumta zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, shërbimeve vendore dhe 3 helikopterëve

Prioriteti ynë absolut është mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e çdo pasurie të rrezikuar. Ju bëjmë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë.

ME TE LEXUARAT