Reagon avokati i Alda Klosit pas vendimit të Gjykatës: Ishte në pronësi të ish bashkëshortit, nuk ka...

Avokati i Alda Klosit ka folur për seancën e sotme gjyqësore ku klientja e tij u la në burg. Ai deklaroi se gjykata ka vendosur në mënyrë të padrejtë sekuestrimin e një apartamenti në pronësi të ish bashkëshortit të Klosit të blerë prej tij pas divorcit të tyre.
“Ka pranuar që banesa e saj është vjedhur. Ai ka thënë se shuma e vjedhur janë paratë që vëllai i saj ka marrë hua për xhaxhain.
Në të ardhmen do të kompensohej me një truall që ata kanë në bashkëpronësi në Tiranë.
Para disa ditësh prokuroria ka sekuestruar një apartament të regjistruar në emër të ish bashkëshortit të Alda Klosit pasi ata ishin ndarë me njëri tjetrin.
Ata janë divorcuar më përpara dhe Alda Klosi ka në kujdestari dy fëmijët e mitur. Ata kanë vazhduar marrëdhënie korrekte për hir të dy fëmijëve. Ajo që thotë prokuroria ka nevojë të verifikohet.
Kjo nuk do të thotë se Alda Klosi ka nevojë të rrijë në burg derisa të provohet vërtetësia e tyre.
Natyrisht ka vend për t’u kontestuar. Është vetëm apartamenti që ndodhet në rrugën Frederik Shiroka të vendosur nga ish bashkëshorti në vitin 2021 pas divorcit të tyre”, tha ai.
Ai deklaroi se Alda Klosi nuk ka për detyrim të deklarojë të ardhurat e vëllait të saj.
“Klientja ka deklaruar çdo gjë që ka pasur në pronësi të saj derisa ka qenë subjekt i vetëdeklarimit.
Prej gushtit të vitit 2022 nuk ka qenë më subjekt i vetëdeklarimit. Ndërsa për paratë e vëllait të saj ajo nuk ka për detyrim të deklarojë asgjë”, u shpreh avokati.






