(FOTO) Zbulohet shënjestra e atentatit të dështuar në Elbasan/ Nuredin Dumani dha 70 mijë euro për kokën e tij
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2023, 11:36
Aktualitet

Elton Kila i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit” dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit të dështuar në orët e vona të së shtunës në Elbasan.
Burime bëjnë me dije për mediat se kjo është hera e katër që ndaj tij dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.
Emri i tij doli së fundmi edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit për vrasjen e Kilës pasi i kishte dërguar foton e tij.





