Raporti për Ballukun shkakton debate në Kuvend, Balla-Bardhit: Mos gënje në muaj Ramazani

Imuniteti i zëvendëskryeministres në largim, Belinda Balluku solli debate në seancën e sotme plenare. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po zvarrit çështjen duke mos dorëzuar raportin për Ballukun, ndërsa PD ditën e hënë dorëzoi në Kuvend raportin e pesë anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, duke kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe theksoi se rregullorja e Kuvendit lejon dy javë kohë për hartimin e raportit, duke mohuar akuzat për zvarritje.
Gazment Bardhi: Sipas rregullores, ju zoti kryetar jeni të detyruar ta përfshini raportin për Ballukun si pjesë së seancës më të parë pas dorëzimit të raportit. Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca që përcakton rrgeullorja e Kuvendit është seanca e sotme, në këtë seancë nuk është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkese. Ju e keni çuar në limite tre mujore shqyrtimin e kësaj kërkese. Zoti kryetar ju e zvarritët këtë procedurë përmes mosmbledhjes së Këshillit për gati dy muaj. Tani po zvarrisni përfshirejn e kësaj çështjeje në rend të ditës. Prokuroria pret përgjigje nga Kuvendi, por po pengohen hgetimet.
Taulant Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën dhe të gënjesh edhe në muaj Ramazani është dyfish, dhe..
Gazment Bardhi: O ushtar i bandave.
Taulant Balla: Se sa kam lidhje unë me besimin…i vetmi njeri në këtë sallë je ti, as me besimin as me vlera të tjera dhe familjare. Mungesa e vlerave janë të rëndësishme për tu konsideruar për çdo person. Sa i përket gënjeshtrave që u hodhën në këtë sallë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. E kemi bërë të qartë qëndrimin tonë dhe po ashtu në përfudnim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit këtë akt procedural të Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve ka pasur dy mendime dhe dy qëndrime dhe kjo është e qartë në procesverbalin e asaj mbledhjeje. Në rrgeulloren e Kuvendit thuhet se në përfundim të shqyrtimit këshilli brenda dy javëve harton një raport. Jemi brenda kohës që na lejon rregullorja.


