“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës
Lajmifundit
/
12 Korrik 2026, 22:07
Aktualitet

Kanë përfunduar fjalimet e qytetarëve, pedagogëve dhe aktivistëve përpara godinës së Kryeministrisë.
Menjëherë pas mesazheve të lëshuara nga podiumi, turma masive e protestuesve ka nisur një marshim masiv nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Me tone të ashpra dhe thirrje të njëpasnjëshme, protestuesit po marshojnë duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë, ndërsa në kor dëgjohen parullat drejtuar udhëheqësve kryesorë politikë të vendit.
“Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” janë thirrjet kryesore që po shoqërojnë marshimin e qytetarëve në këto momente.


