“Rama i ka bërë gjitha të zezat këtij kombi”- Emigranti nga Athina: Do jem në shesh derisa kryeministri të largohet

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Athina është bërë pjesë e protestës së 103 kundër qeverisë, duke deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në protestë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Vij nga Athina dhe do të jem këtu derisa ky qelbësirë i këtij kombi të largohet”, u shpreh emigranti, duke iu referuar kryeministrit Rama.
Ai tha se edhe në Athinë shqiptarët dhe grekët me të cilët është takuar e kanë komentuar vazhdimësinë e protestës në Shqipëri.
“Grekët që takojmë në Athinë shprehen se një protestë të tillë nuk kanë parë askund. Në Greqi ka pasur protesta të fuqishme, por vazhdimësi të tillë nuk është parë”, tha ai.
Emigranti akuzoi kryeministrin Rama se i ka shkaktuar dëme vendit dhe bëri thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në protestë.
“Rama i ka bërë të gjitha të zezat këtij kombi. Populli i Tepelenës të bashkohet në këtë protestë. E kam këtë thirrje, sepse jam nga ajo zonë me origjinë. Të rrëzojmë Ramën”, përfundoi ai.


