“Rama është ish-kryeministër”, Mehdi Malkaj: Ky i pabesë, si gjarpër, e grabiti Shqipërinë për vete

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 60-të kundër qeverisë dhe Edi Ramë, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘ish-kryeministër.’
Ai ka akuzuar Ramën se po dëmton vendin për interesat e tij personale dhe se po kërkon besën nga shqiptarët, ndërkohë, që sipas tij, kryeministri Rama është ‘i pabesi që është si gjarpër’.
‘Abdyl, shite pasurinë, një barrë flori. Abdyli prishi pasurinë për Shqipërinë, ky grabit Shqipërinë për veten e tij. Se ky do edhe besë, ky i pabesi që është si gjarpër. Si ai që futi në gji një gjarpër të ngrirë dhe gjarpri, sapo u ngroh, të parin atë kafshoi. Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë, me hardhucat dhe qelbësirat’, u shpreh aktori.
Aktori kritikoi qeverinë dhe kërkoi largimin e Edi Ramës.
‘Për mua, ky është ish-kryeministër, nuk e di si është për juve. Iku, e ndoqëm me shkelma, se nuk la gjë për të vjedhur. Vodhi edhe jetën e bebave pa lindur akoma. Ai është krimineli, i keqi. Nuk ka të tjerë të këqij’, deklaroi Malkaj.
‘Abdyl, shite pasurinë, një barrë flori. Abdyli prishi pasurinë për Shqipërinë, ky grabit Shqipërinë për veten e tij. Se ky do edhe besë, ky i pabesi që është si gjarpër. Si ai që futi në gji një gjarpër të ngrirë dhe gjarpri, sapo u ngroh, të parin atë kafshoi. Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë, me hardhucat dhe qelbësirat.
Jemi në një kohë që vërtetë është e vështirë, shumë e vështirë, por është shumë heroike. Nuk jam njeriu më i mençur dhe shqiptari më i mirë, por unë e dua Shqipërinë. Kaq pak kërkojmë, ta duam. Na i jep të gjitha. Çfarë mungon? Lumenjtë, malet, kodrat. Por nuk jemi mirë ne, se po të ishim mirë ne, e ngrinim kryeministrin, e vinim përpara dhe e shihnim si bëhej kryeministri.
Për mua, ky është ish-kryeministër, nuk e di si është për juve. Iku, e ndoqëm me shkelma, se nuk la gjë për të vjedhur. Vodhi edhe jetën e bebave pa lindur akoma. Ai është krimineli, i keqi. Nuk ka të tjerë të këqij.
Ju dua shumë, se nëse nuk do ishit ju, nuk do kishte vlerë fjala ime apo e të tjerëve. Unë flas për ju. Sikur të kishim një grusht të madh. Na duhet ky grushti i madh i Migjenit.
Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veten time. Për artistët keni shumë të drejtë, se kur është puna për ballo me Ramën, të gjithë atje i ke.’, tha ndër të tjera aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës në protestë.


