‘Nesër më shumë’, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës pas protestës së 60-të: Rama jepe dorëheqjen!

Aktualitet

‘Nesër më shumë’, qytetarët marshojnë

Dita e 60-të e protestës popullore dhe rezistencës historike të qytetarëve shqiptarë u mbyll me thirrjen “Nesër më shumë, nis muaji i tretë dhe numërimi mbrapsht” për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Protesta pas fjalimeve të qytetarëve dhe aktivistëve, i la vendin marshimit tradicional të përnatshëm në bulevard.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”,

“Arrestoni Ramën” dhe thirrje të tjera shoqëruan këtë marshim historik, me mesazhe të qarta për ndryshimin e sistemit politik.

ME TE LEXUARAT