“Mandati i tij ka rënë” – Qëndresa në ditën e 77-të, qytetari: Rama duhet të dorëhiqet, e ka mbushur kupën

Aktualitet

“Mandati i tij ka rënë” – Qëndresa në

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon për të 77-tën ditë, ndërsa protestuesit rendisin një sërë arsyesh që sipas tyre i kanë nxjerrë në rrugë.

Një prej tyre kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se sipas tij qeveria ka kaluar çdo kufi.

Ai u shpreh se Rama e ka mbushur kupën, ndërsa thekson se ashtu siç ja dhanë mandatin ashtu edhe do tia heqin.

“Ekonomia, korrupsioni, keqqeverisja, shitja e Atdheut. Varfëria janë shumë arsye që na kanë nxjerrë në shesh.

Rama duhet të japë dorëheqjen e ka mbushur kupën. Mandatin ia ka dhënë populli, dhe populli t’ja heqë. Mandati i tij ka rënë”, tha ndër të tjera protestuesi.

ME TE LEXUARAT