Qindra apartamente, rezidenca në zonat më in të bregdetit shqiptar! Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e trafikut të kokainës

Aktualitet

Qindra apartamente, rezidenca në zonat më in të bregdetit

SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe të pastrimit të produkteve të veprës panelë.

“Në Shënjestër” ka siguruar detaje nga hetimi i Prokurorisë së Posaccme ndaj grupit.

Sokol Bibaj dhe Salvatore Aliu të cilët janë në një ortakëri të vazhdueshme me njëri-tjetrin.
Njëri në rolin e porositësit të kokainës dhe tjetri në rolin e dërguesit të sigurt të drogës nga Ekuadori në drejtim të Evropës, ku edhe këto ato që tradhtuan këtë ortakëri janë bisedat midis tyre në Sky Ecc.

“Salvatore Aliu dhe Sokol Bibaj, bisedojnë mbi kapacitetet që kanë përsa i përket drogës.
Salvatore i thotë se në fillim ka vuajtur shumë.
Ndërkohë që thotë se aktualisht ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe se çdo javë nis 1 ose 2 tonë kokainë. Ndërsa nga ana e tij Sokol Bibaj i thotë se vetë bën edhe 8 tonë kokainë në javë.

Madje gjatë njërës prej bisedave Sokol Bibaj, thotë se ‘do e drogojmë Evropën’”, thuhet në dosjen e SPAK.

Por ashtu si në rastin e Salvatore Aliut, i cili ka si emisar të tij të punëve të brendshme vëllain e tij, Isa Aliu, edhe Sokol Bibaj ka eminencën e tij të pastrimit të parave në Shqipëri.
Ai është vëllai i tij, Nikollë Bibaj. I cili merret eksluzivisht me pastrimin e parave.
Ndërkohë që vëllai tjetër i tyre, Shpëtim Bibaj, del se ka investuar në biznese dhe ka pasuri të konsiderueshme, të cilat datojnë pikërisht në periudhën kur vëllai i tij Sokol Bibaj zhvillonte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Ku edhe në rastin e vëllezërve Bibaj, ajo që vihet re është investimi i parave në fushën e ndërtimit. Investime të shumta të cilat edhe këto kapin vlerën e dhjetëra milion eurove.

Listë e gjatë e pronave të paluajtshme, ku dallojnë me qindra apartamente, poste parkimi, apo edhe rezidenca në zonat më in të bregdetit shqiptar.

Ndërkohë ajo që vihet re është se pavarësisht se janë subjekte të dyshuara të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike, që nga viti 2020, koha kur Policia e Shtetit referoi rastin në Prokurorinë e Posaçme, këta individë jo vetëm kanë vazhduar normalisht aktivitetin, por kanë rritur edhe investimet e tyre me gati 100 fish, duke mos u kujdesur aspak se mund të ishin në rrjetën e drejtësisë. Ashtu siç edhe ndodhi, kur tashmë pasuritë e tyre janë subjekt i sekuestrimit nga SPAK.

Një operacion që në vetvete tregon edhe ndikimin që paraja e pisët ka në sektorin e ndërtimit dhe se si në fakt apartamentet në Tiranë dhe gjetkë, nuk po blihen nga qytetarët e ndershëm, por nga krimi i organizuar, që jo vetëm ka krijuar një stok të madh banesash, por fsheh aty edhe paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Siç është edhe rasti i vëllezërve Aliu që kujdesen që paratë t’i fshehin në kthina apartamentesh të blerë prej tyre, apo i vëllezërve Bibaj, që rezultuan të kishin në pronësi të tyre dhjetëra apartamente dhe poste parkimi.
Ku siç do të shikohet edhe më tej, anëtarë të familjes Aliu do të përfshihen edhe në krime, sikundër është rasti i Oukled Aliu (El Ouejd) që rezulton të jetë nipi i Salvatore Aliut, kokës së grupit kriminal me bazë ndërkombëtare në trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.

Oukled Ouejd që sot është në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Ngjarje kjo e ndodhur më 30 Nëntor 2025, në një pikë karburanti.
Ku shkak për vrasjen e biznesmenit 43 vjeçar mendohet se u bë konflikti për një borxh të madh që 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur edhe si ‘Kiço’ apo ‘Oliver’, kishte me biznesmenin.
Ku thuhet se rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit ‘Xhaxhi Oil’, biznesmeni Mëhalla dhunoi ortakun e tij, pasi nuk ishte finalizuar një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh.
El Ouejdi që thuhet se ofroi si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, çka çoi në tensionimin e situatës midis tyre.

ME TE LEXUARAT