Protestuesit ngatërrojnë shënjestër, molotovët bien në këmbët e gazetarëve dhe operatorëve
Lajmifundit
/
28 Maj 2024, 13:05
Aktualitet

Momente të frikshme janë regjistruar këtë të martë në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Teksa në shenjë revolte për vjedhjet e realizuara nga drejtorët e këtij institucioni, protestuesit e mbledhur në tubim nisën të hedhin shashka dhe shishe molotovi tek godina e bashkisë.
Por ky sulm rrezikoi të shkaktonte tragjedi, pasi një prej molotovëve të hedhur nuk e kaloi dot gardhin e policëve, por ra para këmbëve të gazetarëve dhe kameramanëve të rreshtuar si gjithnjë në mes policisë dhe protestuesve.
Për më shumë shihni momentin e frikshëm të regjistruar në protestën e sotme.


