SKANDALI i call center-ave! U arrestua për mashtrim financiar gjykata VENDOS për Granit Pepnikën

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre persona të dyshuar si pjesë e një skeme të madhe mashtrimi përmes call center-ave, që dyshohet se ka dëmtuar qytetarë të Bashkimit Europian me miliona euro.
Në seancën gjyqësore, gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për Granit Pepnika, Xhoni Hitaj dhe Redion Rexhmati.
Sipas hetimeve, Pepnika u arrestua më 3 korrik në Dhërmi, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës dhe Forcës Operacionale, teksa ndodhej në një vilë në zonë. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për “mashtrim kompjuterik” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Hetimet e deritanishme tregojnë se rrjeti dyshohet se funksiononte përmes call center-ave që kontaktonin qytetarë të vendeve të BE-së, duke i bindur të investonin në platforma të rreme financiare. Dëmi i shkaktuar nga kjo skemë vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 50 milionë eurove.

Sipas dosjes hetimore, Pepnika dyshohet gjithashtu si bashkëpronar i shoqërisë “Gama Media Communication”, e themeluar në vitin 2021.
Çështja lidhet me një operacion të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake, ku u goditën disa rrjete call center-ash në kryeqytet dhe u sekuestruan qindra mijëra euro, ndërsa u arrestuan edhe persona të tjerë të përfshirë në skemë.