“Protestuam me vezë, morën masa…”/ Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë, mesazh Ramës: S’na përfaqësoni!

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë, Silvana Xhaferi Hoxha, mbajti një fjalim gjatë protestës së 55-të kundër qeverisë, ku kritikoi deputetët dhe kryeministrin Edi Rama.
Ajo deklaroi se protestuesit janë mbledhur prej 55 ditësh për t’u kërkuar deputetëve llogari, duke theksuar se, sipas saj, ata nuk përfaqësojnë qytetarët pasi kanë hyrë në Parlament përmes listave të mbyllura.
Sipas saj, në protestë ndodhen dhjetëra juristë që po përgatisin ankesa ndaj veprimeve të policisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar të drejtat e tyre.
Në fund të fjalës së saj, Hoxha iu referua edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama për dokumentin “Besa”, duke e kundërshtuar mesazhin e tij.

