Prona me vlerë mbi 40 milionë euro/ SPAK njoftim zyrtar për sekuestrimin e pasurive të Agasit, Beqirajt e Karçanajt

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar sekuestrimin e një pasurie të gjerë që dyshohet se lidhet me hetimet për dosjen e AKSHI-t, ku përfshihen ish-zyrtarë dhe persona të tjerë të hetuar.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, pas kërkesës së SPAK, dhe përfshin një sërë pronash të paluajtshme, llogari bankare, automjete, biznese dhe mjete lundruese.
Mes pasurive të sekuestruara përmenden apartamente në Tiranë dhe Durrës, vila dhe toka në zona të ndryshme si Petrelë, Lundër, Qerret dhe Green Coast, si dhe automjete luksoze dhe një jaht.
Në total, autoritetet vlerësojnë se vlera e përafërt e pasurive të sekuestruara kalon shifrën e 40 milionë eurove.
SPAK thekson se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për konfiskimin përfundimtar të aseteve, ndërsa në operacion kanë bashkëpunuar edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe334 të Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Në ngarkim të personit nën hetim M. K:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Në ngarkim të personit nën hetim E.A:
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Në ngarkim të personit nën hetim E.B:
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Në ngarkim të personit nën hetim G.H:
– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
Në ngarkim të personit nën hetim A.P:
– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;
Në ngarkim të personit nën hetim E.J:
– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;
Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyreështë mbi 40 (dyzet) milion euro.
Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.


