Prej disa muaj në ndjekje nga “Antidroga e Tiranës”, arrestohet Ervin Kaftiraj! I gjendet edhe mbi një kilogramë kokainë

Aktualitet

Prej disa muaj në ndjekje nga “Antidroga e Tiranës”,

Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit.

Bëhet me dije se gjatë prangosjes, uniformat blu i gjetën mbi 1 kilogram kokainë.

Sipas burimeve zyrtare, Kaftiraj ishte nën vëzhgim disa muaj nga policia, e cila monitoronte lëvizjet e tij.

Ai është i njohur në Tiranë për aktivitetin e tij me makina me qira luksoze dhe mjete retro.

Agjentët e Antidrogës po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

ME TE LEXUARAT