Postoi videon me mbeturina në Zvërnec, mbi 3500 komente me kritika, VIP-at “masakrojnë” Ramën: Jemi zgjuar...

Aktualitet

Postoi videon me mbeturina në Zvërnec, mbi 3500 komente me kritika,

Kryeministri Edi Rama është përballur me reagime të shumta negative ndaj një postimi që ai ka bërë paraditen e sotme në lidhje me situatën e hedhjes së mbeturinave pa kriter në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Krahas qytetarëve të thjeshtë, shumë të famshëm janë shprehur të revoltuar nga postimi i Ramës, të cilët i shprehen se ai ka bërë “autogol” me këtë reagim, duke pranuar se shteti nuk funksionon dhe se institucionet përkatëse nuk e bëjnë punën e tyre.  Ne postimin e Rames numërohen rreth 3500 komente, një rekord komentesh që e kritikojnë per qëndrimet e tij për projektin e Zvërnecit dhe për keqqeverisjen e vendit.

Influencerja Rizarta Hoxha shkroi në postimin e kryeministrit se qytetarët tashmë janë më të ndërgjegjshëm dhe nuk manipulohen lehtësisht. Edhe influencerja Dea Vieri ironizoi faktin që vetë qeveria po evidenton mungesën e veprimit nga strukturat përgjegjëse.

Në të njëjtën linjë ishte edhe reagimi i Genta Gjalpit, e cila e cilësoi postimin si një “autogol” nga ana e shefit të qeverisë.

Mes të tjerash, ata shprehen se detyra e qeverisë është që ta mirëmbajë zonën, dhe jo ta shesë, duke iu referuar protestave që po zhvillohen prej ditësh tashmë kundër ndërtimit në një zonë të mbrojtur.

Postoi videon me mbeturina në Zvërnec, mbi 3500 komente me kritika,

Postoi videon me mbeturina në Zvërnec, mbi 3500 komente me kritika,

Postoi videon me mbeturina në Zvërnec, mbi 3500 komente me kritika,

Ja disa nga reagimet e tyre: 

“Jemi zgjuar, nuk manipulohemi më”, ka shkruar influencerja Rizarta Hoxha.

“Nuk na e hedh ma hinin syve. Kaq”, shkruan shkrimtari Elhaid Cufi.

“Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. Po taksat tona ku shkojnë? Po ti po tall veten tani se ke institucione që nuk e kryejnë detyrën? Sa sullfaqe ka ngrënë tërë jetën ai që “shkroi” letrën aman?, shkruan influencerja Dea Vieri.

“Dmth ata që i paguan nuk bëjnë dot punën e tyre. Autogol”, shkruan Genta Gjalpi.

ME TE LEXUARAT