Policia Rrugore e Tiranës njofton suksesin: Vumë 6819 gjoba!

Aktualitet

Policia Rrugore e Tiranës njofton suksesin: Vumë 6819 gjoba!

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 24 orë në 7 ditë në akset rrugore me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Një tjetër drejtues mjeti është proceduar pasi u konstatua në rrugën “Urani Pano” duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Sipas Policisë, testi rezultoi në masën 0.17 mg/l, ndërsa drejtuesi dyshohet se i ka ofruar punonjësit të Policisë 2000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në total, gjatë kontrolleve janë vendosur 6819 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkeljet e konstatuara përfshijnë:

5062 masa për qëndrim të gabuar;

641 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;

193 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

166 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

164 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

74 masa për parakalime të gabuara;

59 masa për tejkalim të shpejtësisë;

10 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

289 masa për mosrespektim të sinjalistikës rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës u bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, respektimin e kufijve të shpejtësisë dhe sinjalistikës, përdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe shmangien e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit

ME TE LEXUARAT