“Duhet të jemi vigjilent”/ Kërcënimet e Moskës, Macron paralajmëron: Sulmet hibride ruse nuk do të mbeten pa përgjigje

Bota

“Duhet të jemi vigjilent”/ Kërcënimet e Moskës,

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se sulmet hibride të lidhura me Rusinë nuk do të kalojnë pa reagim, duke u bërë thirrje forcave politike në Francë dhe qytetarëve evropianë të tregohen vigjilentë përballë kërcënimeve të Moskës.

Gjatë një takimi në Pallatin Elysee me kandidatët kryesorë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe drejtuesit e partive politike, Macron deklaroi se “askush nuk është i sigurt” përballë kërcënimit rus.

Presidenti francez iu referua edhe një herë incidentit me dron në aeroportin e Leipzigut, duke e përmendur si shembull të rreziqeve që lidhen me veprimtarinë hibride ruse në Evropë.

“Ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë. Sulmet hibride nuk do të mbeten pa përgjigje”, u shpreh Macron, ndërsa theksoi se Franca dhe aleatët e saj duhet të jenë të përgatitur përballë zhvillimeve të tilla.

Sipas tij, natyra e parandalimit nënkupton që jo gjithmonë bëhen publike masat që një shtet mund të marrë në përgjigje të një kërcënimi.

“Vetë natyra e parandalimit nuk është të zbulojë se çfarë synon të bëjë”, tha Macron.

Megjithatë, ai paralajmëroi se do të ishte një gabim që Rusia të vazhdonte të ndërmerrte veprime të tilla ndaj vendeve evropiane.

“Do të ishte një gabim që Rusia të vazhdonte të vepronte në këtë mënyrë ndaj evropianëve”, përfundoi presidenti francez.

ME TE LEXUARAT