Po zbriste me litar nga Gjiri i Filikurit, humb jetën turistja holandeze në Himarë

Aktualitet

Po zbriste me litar nga Gjiri i Filikurit, humb jetën turistja holandeze

Nje turiste e huaj ka humur jeten diten e sotme ne Himare.

Policia tha se ngjarja ndodhi kur 23 vjecarja ka qene duke zbritur me litar ne Gjiri i Filikurit.

Himarë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT