Aksident rrugor pranë fshatit Dvoran, çifti përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Dvoran, në Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.
Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin, çka ka bërë që automjeti të përfundojë jashtë rruge. Për pasojë, si ai ashtu edhe bashkëshortja e tij që ndodhej në vendin e pasagjeres kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Të dy po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


