Përplasen dy automjete në rrugën e Kombit, plagoset një prej drejtuesve
Lajmifundit
/
28 Maj 2024, 19:10
Aktualitet

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, pranë Urës së Zogut në Milot.
Raportohet se dy automjete janë përplasur, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve, me origjinë nga Kosova.
Sakaq, mësohet se ky i fundit është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


