Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial e thotë me bindje: Nuk shpërthyen depozitat e karburantit në Brryl, ja si ndodhi ngjarja

Nga vlerësimi paraprak i grupit te inspektimit te ISHTI ne stacionin e shitjes me pakice te karburanteve Skënderi G shpk me vendndodhje tek Brryli, Tirane rezulton se:
Nuk ka patur shpërthim të rezervuarve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit te karburanteve që është shoqëruar dhe me eksplosion.
Me heret, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha në një deklaratë për mediat se zjarri në pikën e karburantit në zonën e Brrylit ka ndodhur për shkak të shpërthimit në zyrën e kësaj pike karburanti.
Goxhaj theksoi se hetimet lidhur me shkaqet e shpërthimit vijojnë pasi ka informacione se mund te ketë qenë një automjet që ka goditur zyrat e karburantit, ndërsa shtoi se brenda ditë së sotme do të zbardhet edhe shkaku i shpërthimit.
Ministria e Shëndetësisë dha informacion të ri për gjendjen shëndetësore të tre personave të dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant pranë zonës së Brrylit në Tiranë.
Të tre të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Tre personat e dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit”, Tiranë, janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.


