Përfshihet nga flakët tarraca e një dyqani në Rrugën e Kavajës

Aktualitet

Përfshihet nga flakët tarraca e një dyqani në Rrugën e

Një incident zjarri është regjistruar këtë të premte në një prej zonave kryesore të kryeqytetit.

 Për momentin mësohet se flakët kanë përfshirë tarracën e një dyqani të ndodhur në Rrugën e Kavajës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e shpëtimit kanë ngritur perimetrin e sigurisë dhe kanë nisur operacionin për izolimin e vatrës dhe neutralizimin e rrezikut.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që situata është nën kontroll.

ME TE LEXUARAT