Radhë të gjata automjetesh në zonën e ‘Ranës së Hedhun’, mijëra pushues të bllokuar prej orësh

Aktualitet

Radhë të gjata automjetesh në zonën e ‘Ranës

Mijëra pushues e turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Dalja masive nga plazhet këtë fundjavë gushti ka shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe kaos në qarkullim.

Situata bëhet edhe më e vështirë për familjet, pasi në automjetet e bllokuara ndodhen edhe fëmijë të vegjël.

Qytetarët raportojnë se kanë mbetur në trafik prej rreth dy orësh, pa mundur të lëvizin normalisht.

Kolonat vijojnë të shtrihen për kilometra, nga Rana e Hedhun në aksin Lezhë-Milot.

ME TE LEXUARAT