Pamje të frikshme! Faqja e malit përfshihet nga zjarri, flakët rrezikojnë banesat dhe disa biznese
Lajmifundit
/
8 Gusht 2026, 15:16
Aktualitet

Një zjarr me përmasa të frikshme është regjistruar sot në Krujë. Mësohet se një faqe mali në lagjen Abazaj është përfshirë nga flakët, ndërsa situata paraqitet tepër dramatike, pasi zjarri rrezikon t’i afrohet banesave dhe bizneseve.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet vetëm një zjarrfikëse, ndërsa situata paraqitet tepër e vështirë në terren.
Sakaq, banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje me helikopter nga ajri.


