Pamje rrëqethëse, polici i plagosur niset me helikopter te Trauma, kolegu në krye të detyrës “mbytet” në lot, pranë tij edhe familjarët e 36-vjeçarit

Momente prekëse janë fiksuar në kamera në kohën kur përcillet me helikopter drejt Traumës efektivit, Edison Adri, për trajtim të specializuar mjekësor.

Vëmendjen e ka marrë një kolegu i policit i cili nuk i mban dot lotët dhe qan me ngashëri. Familjarët e 36-vjeçarit shfaqen gjithashtu të tronditur dhe në lot, duke e përcjellë në një moment të rëndë emocional.
Adri mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë.
Nga ngjarja humbi jetën efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa autori i dyshuar mbeti i plagosur dhe u arrestua.
Gjendja shëndetësore e efektivit të plagosur po ndiqet nga mjekët, ndërsa ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.


