PAMJE/ Ky është momenti kur 23-vjeçari hyn në bankë me pistoletë lodër dhe tenton ta grabisë (EMRI)

Aktualitet

PAMJE/ Ky është momenti kur 23-vjeçari hyn në bankë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili paraditen e së premtes ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë nën kërcënimin e një pistolete lodër. Në pranga u vu shtetasi Kledi Ymeri.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT