Operacioni “Wanted 38”, arrestohet në Durrës 57-vjeçari i dënuar në Kosovë

Aktualitet

Operacioni “Wanted 38”, arrestohet në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Wanted 38”, duke lokalizuar dhe arrestuar provizorisht një 57-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, lokalizuan në lagjen nr. 13 shtetasin E. Zh., 57 vjeç, lindur në Kosovë.

Sipas policisë, ndaj tij kishte një vendim të Gjykatës së Prishtinës, e cila e kishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve të shpejta të strukturave policore.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, ka nisur procedurat për ekstradimin e 57-vjeçarit, i cili pritet t’u dorëzohet autoriteteve kosovare për vuajtjen e dënimit.

ME TE LEXUARAT