“Çohu Divjakë”/ Banorët protestojnë kundër ndryshimeve të Reformës Territoriale: Jo bashkimit me Lushnjën!

Aktualitet

“Çohu Divjakë”/ Banorët protestojnë

Banorët e Divjakës janë mbledhur sot në një protestë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara të Reformës Administrativo-Territoriale.

Me pankarta dhe thirrjet “Çohu Divjakë”, qytetarët u mblodhën në sheshin qëndror, ku mbajtën edhe fjalime.

Sipas propozimeve të bëra me këtë reformë, Divjaka pritet t’i kalojë Bashkisë Lushnjë.

Që nga publikimi i propozimeve të mazhorancës për reformën, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë dalë kundër, duke theksuar cenimin e elementit kulturor dhe identitar.

ME TE LEXUARAT