"Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta" - pankarta zyrtare e protestuesve me 5 pika

Aktualitet

"Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta"  - pankarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”.

Mesazhi i përcjellë në pankartë është i drejtpërdrejtë dhe lë pak hapësirë për negociata. Protestuesit theksojnë se nuk kërkojnë dialog për çështjet e ngritura, por zbatim të disa kërkesave konkrete që, sipas tyre, duhet të plotësohen.

Në pankartë renditen pesë kërkesa kryesore:

1. Dorëheqja e të gjithë qeverisë.
2. Shfuqizimi i statusit dhe i kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
3. Shfuqizimi i Paketës së Maleve.
4. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
5. Anulimi i ndryshimeve në ligjin e trashëgimisë kulturore.

Pankarta mban sloganin: “Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta”, duke reflektuar qëndrimin e protestuesve përballë institucioneve dhe kërkesën e tyre për marrjen e masave konkrete mbi pikat e listuara.

ME TE LEXUARAT