‘Nuk jemi dëmshpërblyer për përmbytjet’, protestuesi: U ktheva nga emigrimi dhe investova 100 mijë euro, bëra gabim

Aktualitet

‘Nuk jemi dëmshpërblyer për përmbytjet’,

Një nga fermerët, e prekur nga përmbytjet e muajit janar në Samaticë të Beratit tha se ai u kthye nga emigrimi pra 16 vitesh për të investuar në sera, por pati humbje të mëdha dhe për këtë është penduar. Ai denoncoi se nuk ka marrë ende dëmshpërblim as fonde nga IPARD-i.

“Jam nga Samatica e Beratit që u përmbytëm dy herë, u përmbytëm nga digat sepse shteti nuk na mbron, nuk kam marrë dëmshpërblim, as nga fondet e IPARD ndaj po dalim.

Kam 16 vite që jam kthyer, bërë gabimin më të madh të jeëts që erdha në Shqipëri, investova 100 mijë euro, mora në qafë edhe fëmijët.

Kaq humbje të mëdha më keq s’ka ku të shkojë. Këta të shtetit vijnë i shohin, bëjnë foto të bukura, por nuk na dëmshpërblejnë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT