“Nuk flas më me babanë pas atyre sms-ve”, vajza e Ledionës: As për ditëlindje nuk më uroi

Mihaela, vajza e banores së BBV, Ledjona Xheladinajt ka dhënë një intervistë për “BB Fun Club”, ku ka treguar emocionet e saj pas takimit që bërë në shtëpinë e Big Brother.
Ajo u shpreh se e kishte marrë malli shumë për të ëmën, teksa tha se në këtë kohë që Lediona është futur në shtëpi, për të kujdesen gjyshërit (prindërit e Ledionës), shoqes e saj dhe koleget.
“Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar shoqet e mamit, gjyshërit, koleget”, tha ajo.
E pyetur për momentin më të vështirë që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe kur Lediona nuk ka qenë pranë saj, ajo u ndal tek deklaratat dhe mesazhet që babai i saj bëri për të ëmën.
Vajza e Lediojnes tregoi se më parë fliste me të atin, por pas kësaj ndodhie, nuk ka më asnjë komunikim, por vetëm me gjyshërit, (prindërit e babait)


