Nuk e kishin parashikuar këtë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

Mesa duket skenari i Sali Berishës për të protestuar para Kuvendit pas Kryeministrisë nuk ka qenë i parashikuar nga Policia e Shtetit, e cila kishte marrë masa të shtuara për sigurinë e godinës qeveritare, por nuk kishte vendosur forca në godinën e legjislativit.
Të papërgatitur, efektivë të shumtë të strukturave të policisë u panë të vrapojnë drejt Kuvendit para një grumbullimi masiv të protestuesve, për të penguar vandalizimin e këtij institucioni nga militantët e Berishës.
Pasi u mbyll protesta para Kryeministrisë, protestuesit u ftuan të shkonin drejt Parlamentit, ku në këto momente janë përballë godinës së Parlamentit dhe po përplasen me policinë./SOT


