Nën kërcënimin e armës, momenti kur autori i maskuar grabit pikën e këmbimit valutor, mori 120 mijë lekë

Aktualitet

Nën kërcënimin e armës, momenti kur autori i maskuar grabit

Ky është momenti, kur një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 1.2 milionë lekë të vjetra (120 mijë lekë të reja) në një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Autori më pas është larguar me motor në rrugicat e “5 Majit”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, sipas njoftimit të policisë.

“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth”, njoftuan uniformat blu.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT