“Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit!”, xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion
Lajmifundit
/
5 Qershor 2026, 12:47
Aktualitet

Familja e policit të vrarë dje në Maliq, Enea Mekolli, ka pritur sot në ceremoninë e homazheve zyrtarë të lartë që kanë shkuar në nderim të tij.
Pas ceremonisë, xhaxhai i efektivit të ndjerë ka ngritur akuza të forta, duke kërkuar që personi që e ka urdhëruar për të kryer operacionin për kapjen e Braçellarit të dal para ligjit.
“Pa asnjë lloj mbrojtje. Personi që e ka urdhëruar duhet të përgjigjet para ligjit. Në operacion kanë qenë 6 veta. Më vonë kanë vajtur forca të tjera nga policia”, u shpreh Hazbi Mekolli.


