“Ne jemi e ardhmja”/ Nisin fjalimet para Kryeministrisë, vogëlushja merr mikrofonin dhe emocionon sheshin

Aktualitet

“Ne jemi e ardhmja”/ Nisin fjalimet para Kryeministrisë,

Mijëra protestues janë grumbulluar tashmë përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e 22-të të revoltës qytetare.

Me thirrje të fuqishme dhe njëzëri, qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Pasi turma mbërriti përpara institucionit, kanë nisur edhe fjalimet e para nga podiumi.

Një nga momentet më prekëse dhe që ka zgjuar duartrokitje të shumta ka qenë marrja e fjalës nga një vogëlushe, e cila i është drejtuar turmës me një mesazh të pastër për të ardhmen e brezit të saj.

“Jam këtu si fëmijë sepse edhe ne kemi të drejtë të kemi një Shqipëri më të drejtë, të sigurtë dhe me shumë mundësi për të gjithë. Zëri ynë duhet të dëgjohet sepse jemi e ardhmja e këtij vendi.

Shqipëria e shqiptarëve!” deklaroi vogëlushja mes brohoritjeve të mijëra pjesëmarrësve.

ME TE LEXUARAT