“Ndryshimi nuk vjen brenda ditës”, Murrizi për protestat e opozitës: Jo mitingje me regji, por përballje reale

Në një prononcim për një emision televiziv teksa pritet nga minuta në minutë të nisë dhe protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike, ish-deputeti Myslim Murrizi shprehet se protesta është jetike për opozitarizmin.
Ai pranon se ndryshimi nuk vjen brenda një dite, por thekson se opozita nuk ka alternativa të tjera veç përballjes.
Duke iu përgjigjur pyetjes mbi efektivitetin e protestave kombëtare, ai argumentoi se përballë qeverisjes së Edi Ramës, opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër veç denoncimeve, fjalës në Kuvend dhe protestave të vazhdueshme.
Gjithashtu, ai kritikoi formatin e tubimeve që ngjajnë me mitingje elektorale me regji, duke bërë thirrje për intensifikimin e protestave reale në çdo rreth të Shqipërisë./SOT


