Ndryshim në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Aktualitet

Ndryshim në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar në këtë detyrë Olsen Kavallin.

Duka është prezantuar para stafit të shoqërisë nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Fludian Çuka.

Ai deklarohet se është inxhinier hidroteknik dhe inxhinier ndërtimi. Gjatë vitit të fundit, Duka ka mbajtur detyrën e drejtorit të Degës Teknike në SHRUKD, ndërsa njëkohësisht ushtron edhe profesionin e pedagogut në Tiranë.

Sipas të dhënave të QKB, prej vitit 2024 i riu Migen Duka figuron ortak në një shoqëri tregtare që ka në objekt të veprimtarisë projektimin dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit për objekte civile e industriale, dhe ndër të tjera dhe punime në infrastrukturën e kullimit dhe vaditjes.

ME TE LEXUARAT