“Studentët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet!”- Aktivistja Arvina Lleshi: Na kanë shkatërruar të ardhmen!

Aktualitet

“Studentët nuk kërkojnë lëmoshë, por

Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për përfshirjen e studentëve dhe të rinjve në protestën kundër qeverisë, duke deklaruar se kjo është një betejë për të ardhmen e tyre.

Nga protesta, Lleshi u shpreh se studentët nuk pranojnë më kushtet aktuale në arsim, në konvikte, por duan më shumë mundësi, dinjitet dhe një të ardhme brenda vendit.

“Studentët nuk pranojnë më bursat tuaja qesharake 100 mijë lekëshe. Studentët nuk pranojnë të jetojnë në konvikte me kushte skandaloze. Studentët nuk pranojnë më të udhëhiqen nga pedagogë që i shërbejnë vetëm pushtetit dhe jo dijes e të vërtetës”, deklaroi Lleshi.

Ajo akuzoi qeverinë se nuk ka ndërtuar mundësi për të rinjtë, por një sistem që, sipas saj, “i shërben vetëm këtyre dhe familjarëve të tyre”.

“Ne nuk kërkojmë më lëmoshën tuaj. Ne kërkojmë dinjitetin që na takon, kërkojmë arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe një Shqipëri ku të rinjtë të mos detyrohen të largohen jashtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre, por ta ndërtojnë në Shqipëri.”, tha ajo.

Aktivistja Arvina Lleshi: Kjo është protesta e të ardhmes sonë. Bashkohuni, sepse vetëm së bashku mund ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për veten tonë dhe për brezat që do të vijnë.

Studentët nuk pranojnë më bursat tuaja qesharake 100 mijë lekëshe. Studentët nuk pranojnë të jetojnë në konvikte me kushte skandaloze. Studentët nuk pranojnë më të udhëhiqen nga pedagogë që i shërbejnë vetëm pushtetit. Studentët nuk pranojnë më të udhëhiqen nga pedagogë që, përveçse i shërbejnë pushtetit, nuk i shërbejnë dijes dhe të vërtetës.

Sot jeni përballë forcës më të madhe në këtë vend. Përveçse përballë studentëve, jeni përballë popullit shqiptar.

Kemi pritur me vite që këta pushtetarë të ndërtojnë të ardhmen tonë dhe çfarë kanë bërë këta? Vetëm shkatërrim. Na kanë shkatërruar të ardhmen, kanë ngritur një sistem që i shërben vetëm këtyre dhe familjarëve të tyre. Turp!

Ne nuk kërkojmë më lëmoshën tuaj. Ne kërkojmë dinjitetin që na takon, kërkojmë arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe një Shqipëri ku të rinjtë të mos detyrohen të largohen jashtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre, por ta ndërtojnë në Shqipëri.

Shqipëria është vetëm e jona. Prandaj, i dashur popull, bashkohuni me ne, bashkohuni me studentët që ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të bëjmë një Shqipëri më të mirë për të gjithë ne.

Shqipëria ka nevojë për studentët dhe popullin e saj, ka nevojë për zërin tonë dhe së bashku do ta bëjmë Shqipërinë që duam.

ME TE LEXUARAT