Ndodh për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave i kalon...

Në Shqipëri, në fund të vitit 2025 qarkullonin në vend mbi 1 milion mjete rrugore, duke shënuar një rekord historik. Nga këto, 847 mijë ishin autovetura.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.048.092. Ndër to, autoveturat përbënin 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%.

Ndryshimet krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024:
-Numri total i mjeteve është rritur me 9,3%.
-Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8,5%.
Sipas INSTAT, në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 18,6%, i ndjekur nga Mercedes-Benz me 17,5%. Në Shqipëri, numri i automjeteve për 1 mijë banorë është rritur në 358, nga më pak se 200 që ishte disa vjet më parë.
Megjithatë, ky nivel mbetet nën mesataren europiane prej 550 autovetura për 1.000 banorë sipas Eurostat dhe ndër më të ulëtat në Europë, duke ia kaluar vetëm Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut./Monitor