Motra bën denoncim në polici, zhduket një person në Tiranë
Lajmifundit
/
23 Qershor 2025, 10:35
Aktualitet

Një 72-vjeçar ka humbur në qytetin e Tiranës.
Policia bën me dije se ishte motra e tij që bëri denoncim në polici se 72-vjeçari se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
“Ditën e djeshme, shtetasja N. K. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi S. Gj., 72 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


