Moti sot, e diel 2026/ Kthjellime në të gjithë vendin, në disa zona era do të jetë më e fortë
Lajmifundit
/
26 Korrik 2026, 09:11
Aktualitet

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe përgjatë zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.
Valëzim në det i forcës 2-4 ballë.


